Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i presidentit flakë për flakë Ambasadës Amerikane: Mjaft më me “Rule of Embassy”!


Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, ka komentuar deklaratën e Ambasadës Amerikane e cila sugjeron që presidenti dhe Kuvendi t’i drejtohen Komisionit të Venecias për ngërccin në Gjykatën Kushtetuese.

Blushi shkruan se ka ardhur koha t’i jepet fund drejtimit sipas ambasadave, por ka ardhur koha për sundimin e ligjit. Blushi thotë se presidenti Ilir Meta ka bërë një telefonatë mbrëmjen e kaluar lidhur me çështjen e Ardian Dvoranit dhe Gjykatës Kushtetuese, por nuk sqaron se me kë.

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!
Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”- thotë Tedi Blushi.

Vetëm pak më herët, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për herë të parë lidhur me përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe Kuvendit, në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një njoftimi, Ambasada e SHBA-së këshillonte si zgjidhje që palët t’i drejtohen për opinion Komisionit të Venecias./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *