Vendosni fjalën kyçe....

Pitoni tenton të hajë leopardin por e pëson (FOTOT)


Një gjarpër u përpoq të hante një leopard në një luftë dramatike deri në vdekje, e cila është kapur në kamera nga një fotograf i jetës së egër.

Kjo përpleshje mes gjarprit dhe leopardit u zhvillua në Rezervën e trekëndëshit Maasai Mara, në Kenia, ku  turistët mbetën të shokuar.

Kur pitoni vendosi të provonte fatin e tij me leopardin, ky i fundit fillimisht i kapur në befasi ishte bllokuar keqazi nga gjarpri.

Shikuesit e tmerruar të safarit ishin të sigurt se leopardi do të ishte në menunë e gjarprit, por nuk rezultoi kështu.

Leopardi arriti të gjente rrugën e tij për të dalë dhe kafshoi kokën e gjarprit. Fotografi Mike Welton, 28 vjeç, nuk e humbi rastin për ta fotografuar këtë.

“Unë mendoj se ajo që i bën këto imazhe unike është thjesht sa e rrallë është kjo. Fjala mori dhenë në Mara dhe asnjëri nga 40 udhëzues, të cilët janë atje çdo ditë, nuk e kishte parë më parë që të ndodhte kjo.”– tha Welton, citon Daily Mail.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *