Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori i SHBA-së akuza të ashpra demokratëve: E majta po e saboton administratën Trump me çdo mjet


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, William Barr, akuzoi të premten Demokratët e Kongresit se po përdorin çdo mjet” për të sabotuar administratën Trump duke vendosur një precedent të rrezikshëm, duke pretenduar se qeveria është jolegjitime, raporton ‘Fox News’.

Gjatë një fjalimi në darkën e Shoqatës Federale në Uashington, Barr akuzoi ligjvënësit liberalë se po sulmojnë vetë themelet e Kushtetutës.

‘Unë e admiroj thellësisht Presidencën Amerikane si një institucion politik dhe kushtetues. Fatkeqësisht gjatë disa dekadave të fundit, ne kemi parë një shkelje të qëndrueshme të autoritetit ekzekutiv nga degët e tjera të qeverisë.’ – tha Barr.

Barr tha se ‘orteku i fletëpalosjeve’ dhe përpjekja e vazhdueshme për të shmangur emërimet nga administrata Trump kanë shërbyer vetëm për të paaftësuar degën ekzekutive.

‘Menjëherë pasi Presidenti Trump fitoi zgjedhjet, kundërshtarët inaguruan atë që ata e quanin rezistencë dhe ata u mblodhën rreth një strategjie të qartë për të përdorur çdo mjet dhe manovër për të sabotuar funksionimin e degës ekzekutive dhe administratës së tij.’ – shtoi ai.

Barr krahasoi gjuhën e përdorur nga kundërshtarët e Trump me atë të grupeve që përpiqen të rrëzojnë diktaturat ushtarake të qeverive të kapura.

‘Gjuha e përdorur për të përshkruar këtë sjellë të demokratëve është e njëjtë me atë që përdoret kundër diktaturave ushtrake të ardhura në pushtet me dhunë. Gjuha e përdorur kërkon të thotë se qeveria nuk është e ligjshme. Ky është një pecedent shumë i rrezikshëm për t’u futur në një republikë demokratike.’ – vijoi Barr.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *