Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françeskut i kërkohet të pendohet publikisht, shkak ceremonia ku u adhurua një perëndeshë pagane


Një grup ndërkombëtar i priftërinjve dhe studiuesve katolikë i kanë bërë thirrje Papës Françesku të lëshojë një falje publike për mbajtjen e një rituali në tokën e Vatikanit, i cili përfshinte adhurimin e një perëndeshe pagane të fertilitetit.

Peticioni, i nënshkruar nga 100 klerikë, studiues dhe anëtarë me ndikim të Kishës, kërkoi që Papa të ‘pendohej publikisht dhe pa mëdyshje’ për pjesëmarrjen në adhurimin e Pachamama, një perëndeshë pagane e fertilitetit, gjatë Sinodit të Amazonëss në Vatikan muajin e kaluar.

Grupi vuri në dukje se ‘e gjithë pjesëmarrja në çfarëdo forme të nderimit të idhujve është një mëkat objektivisht i rëndë që vetëm Zoti mund ta gjykojë.’

Një video e një ceremonie të 4 tetorit, e mbajtur në Kopshtet e Vatikanit, tregon Papa Françeskun duke bekuar një statujë të perëndeshës lakuriq, shtatzënë para se ta marrë atë si një dhuratë nga kleri Amazonian.

Disa ditë më vonë, Papa u lut para statujës Pachamama në Katedralen e Shën Pjetrit, dhe më pas e shoqëroi atë në procesion në sallën e sinodit.

Ceremonitë shkaktuan një trazirë në botën katolike. Kopjet e statujës Pachamama u morën më vonë nga një kishë afër Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë dhe u hodhën në lumin Tiber.

Kjo vepër u krye nga një burrë që i përshkroi statujat si idhuj të rremë që shkelnin mësimet katolike. Në përgjigje të incidentit, Françesku u kërkoi ‘falje njerëzve që ishin fyer nga ky akt’.