Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takon në SHBA, drejtorin e Bankës Botërore: Biznesi në Shqipëri nën presionin e jashtëzakonshëm qeveritar


Kryetarja e LSI-së është takuar në Uashington me drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore, Patrizio Pagano.

Ky i fundit është përgjegjës për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Timorin Lindor që prej vitit 2014.

Kryemadhi thekson se biseda ishte fokusuar te gjendja e rënduar e ekonomisë së Shqipërisë dhe shpopullimi i saj.

Ajo thekson në statusin e saj se gjatë bisedës ishte diskutuar edhe klima e të bërit biznes ku kishte thesksuar se Shqipëria ka nevojë për ekonomi tregu funksionale, ndryshe nga e tanishmja që karakterizohet nga presioni qeveritar dhe korrupsioni.

‘Pata kënaqësinë të takoja në Washington zotin Patrizio Paganon, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Timorin Lindor që prej vitit 2014. Biseda jonë u fokusua te lidhja e drejtpërdrejtë mes gjendjes shumë të rënduar të ekonomisë me shpopullimin e Shqipërisë, klimën e të bërit biznes, si dhe sektorët e veçantë si bujqësia apo turizmi.

Theksova se Shqipëria ka shumë nevojë për një ekonomi tregu funksionale dhe klimë biznesi krejt ndryshe nga ajo aktualja që karakterizohet nga presioni i jashtëzakonshëm ku e ka vendosur qeveria biznesin me korrupsionin, taksat kontrollet tatimore mesjetare e dekurajuese.

Klima, liria dhe siguria e të bërit biznes kanë nevojë për një implementim sa më të shpejtë dhe me integritet të reformës në drejtësi. Gjithashtu ekonomia dhe biznesi kanë nevojë jetike për një politikë të vullnetit të mirë, që ta vendosë vendin në kushtet me të larta demokratike dhe ekonomike për të siguruar një të ardhme për çdo qytetar shqiptar në shtëpinë e tyre.’ – shkruan Kryemadhi në ‘Facebook’.