Vendosni fjalën kyçe....

“Parkova makinën e po shihja celularin, s’e pashë kush më qëlloi” – Dëshmia e 22-vjeçarit që u plagos në Tiranë


22-vjeçari Redi Balla ka dëshmuar në polici se nuk e ka parë kush e ka qëlluar.

Sipas tij, ai ka parkuar makinën dhe ka qenë duke parë celularin kur një person i është afruar duke e qëlluar.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar.” – mësohet të ketë thënë i riu, shkruan BW.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në rrugën ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë, ku i riu u qëllua me një plumb në këmbë brenda makinës së tij. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës ndërsa policia pritet të përdorë pamjet e kamerave të bizneseve në zonë për të ndihmuar në identifikimin e kapjen e autorit.