Vendosni fjalën kyçe....

Pink ka në plan të bëjë një pushim nga muzika: Tani e ka radhën burri


Pink pati një natë plot emocione në ndarjen e çmimeve të CMA. Jo vetëm që ajo performoi këngën e saj “Love Me Anyway” me Chris Stapleton, por e gjithë familja e saj ishte aty për ta parë.

Para fillimit të shfaqjes, gjatë një interviste për “Entertainment Tonight” Pink foli për bashkëshortin e saj Corey dhe dy fëmijët, Willow dhe Jameson.

Ndërsa po fliste për ta, Pink zbuloi se kishte në plan të largohej nga mikrofoni në vitin 2020, pas përfundimit të turneut të saj botëror.

“Ne bëmë dy vjet e gjysmë muzikë dhe Willow është përsëri në shkollë. Jameson do të fillojë parashkollorin së shpejti. Është viti i familjes. Dhe Carey ka shumë gjëra gjithashtu. Ai është super mbështetës, më ndjek mua nëpër botë dhe tani është radha e tij.”, është shprehur këngëtarja, citon FoxNews.

Në janar, Pink dhe Corey do të festojnë 14 vjet martesë.

Pink (L) and Carey Hart attend 2015 UNICEF Snowflake Ball at Cipriani Wall Street on December 1, 2015 in New York City.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *