Vendosni fjalën kyçe....

Gara për kryeprokuror, Arta Marku tregon arsyet: Çfarë s’kam arritur, kryeprokurori s’i ka të gjitha në dorë


Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur marrja në pyetje e Arta Markut, e cila kërkon një mandat tjetër si kryeprokurore, këtë radhë jo e përkohshme.

Marku foli për eksperiencën e saj, të cilën e konsideron të mjaftueshme  për të ushtruar detyrën e prokurores, ndërsa foli edhe për pritshmëritë që s’ka mundur të realizojë. Marku thotë se si kryeprokurore nuk ka kompetenca për të hyrë në çështje kontrete dhe të vetmet pritshmëri që s’ka mundur të plotësojë lidhen me këtë. Ajo thotë se edhe sikur të kthehet pas në kohë nuk do mundej të bënte diçka ndryshe.

“Kam fituar një eksperiencë të mirë për shkak të hetimit të veprave të ndryshme penale. Kam punuar në një rreth aspak të lehtë. Nga maji 2009, unë jam caktuar si drejtuesja e njësisë së përbashkët hetimore në Shkodër dhe më pas zv.drejtuese deri në janar 2016, moment kur kam dhënë dorëheqjen. Funksioni im ka qenë të drejtoj, kontrolloj punën e njësisë së përbashkët hetimore. Kam fituar eksperiencë të mjaftueshme në koordinimin e veprimtarisë së njësisë. Dhjetor 2017 iu përgjigja Kuvendit për postin e PP përkohësisht. Pata kurajën të bëhem pjesë e garës, e dija që nr. kandidatëve do ishte i kufizuar për shkak të kritereve ligjore. Periudhë e mjaftueshme për të fituar një eksperiencë të mirë. Ka qenë një periudhë jo e lehtë, sistemi ishte në reformim të thellë. Vitin e parë të punës nuk ka pasur as KLP, ka qenë një terren aspak i lehtë. S’mund të kesh rezultate nëse mungojnë disa hallka të sistemit, e me kompetenca të kufizuara.

Çfarë s’kam arritur të bëj? Ka qenë një periudhë mjaft e vështirë për shkak të reformës në vijim e sipër, mungesa e institucioneve kushtetuese që parashikoheshin të ngriheshin.
Për shkak të kompetencave te kufizuara jam e sigurt që s’kam arritur të realizojë pritshmërit se hetimi është jashtë kompetencave të prokurorit të përgjithshëm, askush s’është kujdesur përveç meje që isha e interesuar të sqarojë që roli i prokurorit të përgjithshëm ka ndryshuar dhe s’është më roli i prokurorit që kishte në dorë gjykimin e hetimit e që kishte në dorë gjithçka, por ka rol simbolik për sistemin në tërësi dhe rol të munguar në hetimin e çështjeve konkrete. Kështu që unë mendoj që këtu nuk i kam realizuar, por jo për fajin tim e aftësitë e mia, profesionalizmit e vullnetit por për shkak të kompetencave ekzistuese të kufizuara dhe për shkak të reformës në vijim e sipër, se kam vepruar në një terren pa asnjë institucion kushtetues pra për një vit edhe pa KLP që merret me menaxhimin e burimeve njerëzore.

Nëse do rikthehesha pas në kohë e them me bindje qe s’do kisha mundur të bëja dot asgjë më shumë e asgjë më ndryshe për shkak të kompetencave të munguara. Prokuroria ka qenë i vetmi institucion që ka funksionuar me kohë të plotë dhe këtu ja kam arritur.”, thotë Marku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *