Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllen plazhet në Francë, prej javësh bregdeti i mbushur me kokainë


Plazhet në jug-perëndim të Francës përgjatë bregdetit të Atlantikut janë mbyllur, pasi pako me kokainë dhe drogëra të tjera vijojnë të dalin në bregdet për javë të tëra, duke lënë hetuesit në mëdyshje se nga kanë ardhur substancat e paligjshme.

Prokurori Philippe Astruc, tha se paketat e drogës dalin çdo ditë në plazhe, deri në 300 milje larg, nga Nantes në qytetin turistik të Biarritz, afër kufirit Spanjoll në jug.

Astruc tha që autoritetet deri më tani kanë sekuestruar 1,920 paund drogë, me një vlerë që mund të shkojë në miliona dollarë në tregun e rrugës. Kokaina sipas AFP-së ishte veçanërisht e rrezikshme, e pastër deri në 83 përqind.

“Është një produkt shumë i pastër që nuk duhet të konsumohet në këtë formë sepse ekziston një rrezik shumë i lartë i mbidozës. Ekziston absolutisht një rrezik i menjëhershëm shëndetësor.”– tha Astruc për TV France 2.

Plazhet janë mbyllur dhe policia është duke patrulluar zonat. Policia ka kapur një 17-vjeçar në një plazh të mbyllur afër Bordeaux i cili tentoi të merrte 11 pound kokainë.

Zyrtarët thonë se hetuesit po punojnë me autoritetet evropiane dhe Agjencinë e Përmbarimit të Drogës së SHBA-së për të zbuluar se nga po vjen droga.

Prokurori Atruc tha se droga mund të vinte nga Amerika e Jugut, pasi anija me të cilën po transportoheshin mund të jetë goditur nga stuhia.

Pako të ngjashme me kokainë u gjetën edhe në plazhet në Florida pas uraganit Dorian në shtator.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *