Vendosni fjalën kyçe....

Situatë e vështirë në Venecia – Uji brenda katedrales së Shën Markut, dy të vdekur (PAMJET)


Dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në Venecia. Kryebashkiaku Luigi Brugnaro do të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, pasi qyteti gjendjet përballë një përmbytjeje rekord.

Një pensionist 78-vjeçar pasi u godit nga rryma elektrike, kur uji kishte depërtuar në banesën e tij duke shkaktuar një qark të shkurtër.

Një tjetër banor në Pellestrina u gjet gjithashtu i vdekur në banesën e tij, shkruan APA. Megjithatë, pati dyshime se ai mund të ketë vdekur dhe nga shkaqe natyrore.

Problemet me energjisë u raportuan në disa pjesë të Venecias, dhe lidhjet telekomunikuese po ashtu kanë patur probleme. Të mërkurën u mbyllën  shkollat dhe kopshtet.

Për shkak të stuhisë u dëmtuan shumë gondola. Rojet Bregdetare duhej të ndihmonin disa njerëz dhe anijet. Kryetari Luigi Brugnaro kontrolloi situatën gjatë natës në anijen e një policie. Sheshi i Shën Markut në Qytetin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s u përmbyt plotësisht.

“Këto janë pasojat e ndryshimit të klimës dhe ne i kërkojmë qeverisë në Romë të na mbështesë,” tha kreu i qytetit.

Pak para mesnatës, uji u ngrit në nivelin 187 cm mbi nivelin e detit. Kjo ishte vlera më e lartë që nga përmbytja e vitit 1966, kur niveli i ujit arriti 194 cm.

Uji depërtoi gjithashtu në Katedralen e Shën Markut. Kjo është hera e gjashtë në historinë gati mijëravjeçare të Bazilikës së Shën Markut që uji u fut në bazilikë. Katedralja është përmbytur katër herë në 20 vitet e fundit, më së fundmi në tetorin e një viti më parë.

Për shkak të vendndodhjes, Venecia vazhdimisht përfshihet nga përmbytjet, por situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Qyteti kërkon të instalojë një sistem mbrojtjeje nga përmbytjet për një kohë të gjatë, sepse ngritja e nivelit të detit çon në përmbytje gjithnjë e më shumë.