Vendosni fjalën kyçe....

Sa banesa janë shembur deri më tani te zona e Astirit


Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se deri më tani janë shembur 5 objektet e para në zonën e Unazës së Re apo siç njihet edhe ndryshe zona e Astirit.

Aaksioni i IKMT-së ka nisur që në orët e para dhe deri në orën 10:00, janë shembur dy objekte trekatëshe e dykatëshe dhe një tjetër njëkatëshe. Aktualisht po punohet për shembjen e dy objekteve të tjera. 

 “IKMT prish pese objektet e para tek “Astir”

Mjetet e rënda të IKMT kanë prishur 5 objektet e para tek zona e “Astir” për projektin e Unazës se Madhe. Aksioni ka nisur ne orët e para të mëngjesit, ndërkohe qe deri ne oren 10.00 janë prishur 2 objekte tre katëshe, 2 dy katëshe dhe 1 një katëshe. Aktualisht 4 mjete të IKMT janë duke punuar ne 2 objekte të tjera.”, ka njoftuar IKMT.

Forca të shumta policie rrethuan mëngjesin e sotëm zonën e Astirit, ku IKMT nisi aksionin për shembjen e banesave në lotin e parë të projektit për Unazën e Madhe. Banorët nuk lejuan shembjen e banesave dhe për këtë arsye pati një përplasje mes tyre dhe forcave të policisë, ku 12 njerëz deri më tani numërohen të lënduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *