Vendosni fjalën kyçe....

“Arroganca dhe injoranca kanë arritur kulmin” – Emirjana Sako largohet nga salla e Komisionit Hetimor, Tabaku e kërcënon me padi


Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

E thirrur si dëshmitare, kryetarja e Bashkisë së Durrësit pas disa minutash dëshmi ka braktisur mbledhjen duke mos u përgjigjur pyetjeve.

“Arroganca dhe injoranca kanë arritur në kushtet ekstreme. Unë nuk kam më punë në këtë Komision. Sepse ke dalë tërësisht dhe këtu nuk ka asnjë komunikim etik. Z.Dako është ish-kryetar bashkie, nëse do mund ta thërritni të dëshmojë. Jeni komplet jashtë objektit të komisionit hetimor.”- tha Sako.

Ajo më pas iu drejtua anëtarëve të Komisionit “Jeni duke shpifur” dhe u largua.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku reagoi e revoltuar, duke thënë se do e padisë Sakon për këtë, me argumentin se ajo refuzoi të përgjigjej.

 “Ju lutem të përgatit një padi ndaj Emirjana Sakos. Për refuzimin për të dëshmuar. Se jam përpjekur maskimialisht të ruaj qetësinë. Një kallëzim i kërkoi këshilltarëve të Komisionit.”- deklaroi Tabaku.