Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit përzënë gazetarin e “Top Channel”: Je tallur gjithë vitin me fëmijët tanë (FOTO)


Banorët e Unazës së Re, ose siç njihet ndryshe “Astiri”, kanë përzënë nga protesta e tyre një gazetar të televizionit “Top Channel”, pasi e kanë konsideruar këtë media si një media të shitur që është tallur gjatë gjithë vitit me ta dhe fëmijët e tyre.

“Nuk e meritoni, jeni tallur gjithë vitin me fëmijët tanë. Largohuni more qelbësira, plehra.  Ikni mos u afroni këtu. Ik o çun mos u afro. Turp t’ju vijë.”, thonë banorët.

” Çfarë ke pasqyryuar ti, ik te Edi Rama se atij i shërben ti, nuk më shërben mua.”, vijoi një grua e cila u konfrontua me gazetarin e ri.

Banorët janë të irrituar për shkak se shumë media pranë qeverisë, jo vetëm që nuk i kanë transmetuar shqetësimet e tyre prej një viti, por edhe atëhere kur i kanë raportuar, e kanë bërë këtë sipas interesave të tyre.

Jo më larg se sot, “Top Channel” publikoi edhe një lajm që u shpërnda edhe nga kryebashkiaku Veliaj, ku thuhej se me aksionin e sotëm të IKMT-së i jepet fund bllokimit 2-vjeçar të Unazës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *