Vendosni fjalën kyçe....

IKMT zbulon sa banesa do shembë në zonën e Astirit


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë një lajmërim lidhur me aksionin që po zhvillohet sot në zonën e Unazës së Re, për shembjen e banesave.

Sipas IKMT-së, sot do të shemben rreth 33 objekte, banesa dhe biznese.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit.”, thuhet në njoftimin e IKMT-së.

Gjendja në zonën e Unazës së Re paraqitet mjaft e tensionuar, me banorët të cilët të revoltuar thonë se nuk do tërhiqen nga shembja e banesave të tyre dhe policinë që vijon i pengon ata t’u afrohen banesave që po shemben.