Teuta ka rimarrë kreun Superligës në një përballje me Kukësin. Durrsakët fituan me rezultatin 2-0.
Në garën për titull një ndihmë Teutës i dha edhe Tirana që fitoi minimalisht ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0.
Në sfidën tjetër Laçi barazoi 2-2 me Partizanin.
Në luftën për mbijetesë, Skënderbeu fitoi përballë Bylisit me rezultatin 2-1 ndërsa Apolonia fitoi me Kastriotin 2-1.