Kryeministri socialist në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez, dhe udhëheqësi i partisë së majtë ‘Unidas Podemos’, Pablo Iglesias, nënshkruan të martën një marrëveshje paraprake me qëllim krijimin e një qeverie të koalicionit ‘përparimtar’, tha Reuters.
Kombinimi i vendeve të tyre në parlament nuk është i mjaftueshëm për të siguruar një shumicë dhe ata ende do të duhet të kërkojnë mbështetje nga partitë e tjera për formimin e qeverisë.
Zgjedhjet e së dielës, të katërta në katër vjet, e lanë parlamentin e Spanjës edhe më të fragmentarizuar sesa votimi i mëparshëm në prill, me Partinë Socialiste të Punëtorëve Spanjoll që ruajti avantazhin e saj, por ende shumë larg nga shumica.