Vendosni fjalën kyçe....

Greqia dhe Turqia në flakë, zjarret më të mëdha të dekadës (Video)


Shërbimet e urgjencës po punojnë shumë për të përballuar zjarret shkatërruese në të gjithë Europën, të cilat janë nxitur nga erërat e forta dhe temperaturat e larta të valës së nxehtësisë.

Zjarret janë ndezur për më shumë se një javë dhe pjesë të Turqisë, Greqisë, Spanjës dhe Italisë janë prekur, raporton “BBC”.

Është kriza më e keqe e zjarrit që Turqia ka përjetuar në një dekadë, pasi vendpushimet bregdetare janë goditur dhe turistët janë dashur të evakuohen në vend të sigurt. Të hënën autoritetet turke thanë se më shumë se 130 vatra zjarresh ishin kontrolluar ndërsa vazhdonin përpjekjet e shuarjes së zjarrit.

Së fundmi një problem i madh është shtuar në Europë me flakët që nuk po ndalen në Greqi. Atika, Evia dhe Ilia janë zonat ku flakët kanë pushtuar pyje e banesa.

Bashkimi Europian ka shpallur situatë emergjente për menaxhimin e krizës, ku vetëm për Shqipërinë ka dërguar dy helikopterë e ushtarë për të shuar flakët.