Vendosni fjalën kyçe....

Urdhër-arresti ndaj Agim Kajmakut, çfarë deklaron prokuroria (Njoftimi zyrtar)


Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për ‘Shpërdorim detyre’, ‘Falsifikim formularësh’ e ‘Ushtrim funksioni pas përfundimit të detyrës’.

Ai është shpallur në kërkim nga policia pasi ndaj tij është vendosur masa ‘arrest  me burg’. Ish-kryebashkiaku i Vorës, nuk deklaroi në formularin e dekriminalizimit arrestimin në Greqi si dhe shkarkoi nga detyra nënkryebashkiaken Omeri, pasi KQZ-ja ia kishte hequr mandatin.

Njoftimi Zyrtar

‘Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest me burg”, në lidhje me hetimin që po zhvillohet  në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar per kryerjen e veprave penale, të “Shpërdorimit të detyrës”,  “Falsifikimi i formularëve” dhe ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, parashikuar nga nenet 248, 190 dhe 249 të Kodit Penal. Kjo masë sigurimi është dërguar për ekzekutim në polici.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *