Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria firmos urdhër-arrest për Agim Kajmakun


Prokuroria ka firmosur urdhërarresti për Agim Kajmakun. Pak ditë më parë  KQZ i hoqi manadatin e kryebashkiakut të Vorës, të marrë në votimet e 30 qershorit.

Kajmaku është shpallur në kërkim nga policia pasi nuk është gjetur në banesën e tij. Ai u zgjodh kryebashkiak i Vorës në votimet e 30 qershorit ndërsa pak ditë më parë, KQZ-ja i hoqi mandatin.

PD-ja e kishte denoncuar më herët Kajmakun për arrestimin në Greqi gjatë kohës kur jetonte atje me emrin Jorgo Toto. Pas mbërritjes së dokumentacionit nga pala greke, rezultoi se ai ishte arrestuar në Greqi ku ishte akuzuar për qarkullimin e monedhave të falsifikuara.

Gjë të cilën Kajmaku nuk e kishte deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit. Kryeministri Rama e ka mbrojtur në disa raste ish-kryebashkiakun e Vorës duke thënë se akuzat e PD-së ishin false. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *