Vendosni fjalën kyçe....

“Porsche”-i me shpejtësi të lartë përfundon në katin e dytë të ndërtesës, dy të vdekur (FOTO)


Dy njerëz kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele në New Jersey, kur një automjet tip “Porsche” u ngrit në ajër dhe u përplas në katin e dytë të një ndërtese tregtare.

Makina sportive po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur shoferi humbi kontrollin, goditi një argjinaturë që e çoi atë në ajër duke shkatërruar ndërtesën tek e cila ka krijuar një vrimë.

Viktimat u identifikuan më vonë si 22-vjeçari Braden DeMartin dhe pasagjeri 23-vjeçar Daniel Foley.Të dy u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit, sipas Fox News. Ndërtesa me të cilën u përplas makina, ka zyra pasurive të patundshme dhe disa biznese të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *