Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 12 doza heroinë, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, shpallet në kërkim një tjetër


Një shtetas është arrestuar në Durrës pasi u kap me 12 doza heroinë.

Shtetasi me iniciale J.I 39-vjeç u kap në flagrancë duke tentuar të heq lëndën narkotike në afërsi të një lokali në rrugën Aleksandër Goga.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi A.V 30-vjeç.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike, shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J.I., 39 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën “Aleksandër Goga” shtetasi J. I., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vendin ku ishte fshehur nga shtetasi A. V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparatë celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *