Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi: BE do investojë 30 mld euro në Ballkanin Perëndimor për të përshpejtuar integrimin


Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, me anë të një postimi në Twitter, u shpreh se integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik.

Ai shtoi se në rajon do të investohen 30 miliardë euro për të përshpejtuar procesin,

Në këto kohë të trazuara, integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik. Mbështetja jonë është ndërtuar mbi 30 miliardë për të përshpejtuar procesin dhe për të ofruar një të ardhme tërheqëse për rininë në rajon”-shkruan Varhelyi.