Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Durrës: Bizneset në luftë për mbijetesë, ju duhet një qeveri që ju mbështet


Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha ndodhet në një takim me bizneset në Durrës, ku ka parashtruar vizionin e tij për zhvillimin e biznesit.

Basha tha se “Sektori i biznesit në luftë për mbijetesë. Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë”.

Sipas kryedemokratit, bizneset po i mbytin taksat e rritura dhe rritja e korrupsionit.

“Ju po mbyteni nga efektet e rritjes së taksave, rritjes së kostos dhe korrupsionit të kudogjendur të cilat kanë shkaktuar një klimë biznesi më të keqen në rajon, më të keqen në Europë, sipas matjeve më të fundit të BB dhe matjeve më të sakta që janë matjet tuaja si punëdhënës dhe janë matjet e punëmarrësve, qytetarëve shqiptarë të cilët goditen dpd nga pamundësia e biznesit për të hapur vende pune.

Në kontrast me këtë qeveri për mua një biznes i çliruar, i rimëkëmbur dhe i fuqizuar është një zemër të vizionit tonë për Shqipërinë. Ju keni aftësitë, ju keni gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses, për të qenë shtyllë e zhvillimit dhe prosperitetit të vendit.

Ajo që ju duhet është një qeveri që ju kupton, një qeveri që ju mbështet, një qeveri që ju jep pak ndihmë kur e keni nevojën për këtë ndihmë. Një qeveri që nuk është aty për tua bërë jetën më të vështirë por për tua bërë më të lehtë. Për këtë arsye ne jemi të përkushtuar për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe për krijimin e kushteve të barabarta të barazisë para ligjit, konkurrencës së ndershme, aksesit të barabartë në treg, në tendera, në prokurime publike, kjo është në zemër të platformës sonë. Me anë të kësaj duam t’ju shohim të keni sukses, të fuqizoheni, të punësoni, të rriteni sepse një biznes i fuqishëm është prosperitet për vendin”, tha Basha.

Sipas tij, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqyteti i krimit në Ballkan.

Bizneset nga ana tjetër shprehën shqetësimet për barrën fiskale, veçanërisht për tatim fitimin dhe kostot e prodhimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *