Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndërmend të realizojë me PPP ndërtimin dhe mirëmbajtjen e katër shkollave në kryeqytet. Përmes një njoftimi, bashkia bën me dije se ka pranuar ofertën e bërë nga disa operatorë.
Bashkia bëri me dije se oferta që erdhi nga bashkimi i katër operatorëve, mes të cilave del sërish emri i Fusha.shpk, një nga kompanitë e cila ka fituar pjesën më të madhe të tenderave në Tiranë.
Në njoftimin e bërë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, bashkia pranon se vlera e ofertuar është mbi 1.7 miliardë lekë apo rreth 13.8 milionë euro.
Në njoftim thuhet se janë dy muaj afat për negocim dhe se kompanitë duhet që të paraqesin edhe një sërë dokumentesh.
Njoftimi i publikuar në APP
Bashkimi i Operatorëve Ekonomik J.V “Alba Konstruksion” shpk & “FUSHA”shpk &“Ed Konstruksion”shpk & “A&E Engineering” shpk & Son Engineering and Construction” shpk & “Erzeni” shpk
Adresa: Rr. Frederik Shiroka, Pallati i ri, Shkalla B Kati II , Tiranë Njesia adm nr.2 Rr.Murat Toptani ,perballe Kinema Milenium godina nr.3 Pedonale
Njesia adm nr. 7, Rr Frederik Shiroka, Ndertesa 6, Hyrja 10 Ap. 6, TiraneNjesia adm nr 10 ,Rr. Islam Alla, Pall. IVEA 3/5 ,Tirane Njesia adm nr.2 Rr. Derhemi, Pallati nr 3, Shkalla nr 1, Ap nr 1, Tirane Lagjia Bahçallek, Rr. Nacionale Shkoder-Tirane, nr pasurie 17/910 zona kadastrale 8591, Shkoder
- Procedura e koncesionit/partneritetin publik privat : “ Procedurë e Hapur ”
- Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-32793-08-06-2019
- Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në
Bashkinë e Tiranës “Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e katër objekteve arsimore në Zonën Tirana 4”
- Buletini i Njoftimeve Publike Nr 32 13.08.2019 Njoftojme se, kane qene pjesemarres ne procedure keta ofertues me vlerat perkatese te ofruara: Bashkimi i Operatorëve Ekonomik J.V “Alba Konstruksion” shpk & “FUSHA”shpk &“Ed Konstruksion”shpk & “A&E Engineering” shpk & Son Engineering and Construction” shpk & “Erzeni” shpk NUIS J 61812013 R & NUIS I 61922018 S & NUIS K 61625001 I & NUIS K 72113010 E & NUIS L 51424014 F & NUIS J 66902027 T
Vlera totale e kostos së vlerësuar për projektimin, financimin, ndërtimin, mobilimin, mirëmbajtjen, mbikqyrjen dhe kolaudimin eshte : 1,738,456,241.9 (një miliard e shtatëqind e tridhjetë e tetë milion e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e dyzet e një presje nëntë) pa TVSH. Autoriteti kontraktue Bashkia Tiranë lajmëron se oferta e paraqitur më datë 09.09.2019 nga Bashkimi i Operatorëve Ekonomik J.V “Alba Konstruksion” shpk & “FUSHA”shpk &“Ed Konstruksion”shpk & “A&E Engineering” shpk & Son Engineering and Construction” shpk & “Erzeni” shpk me Adresa: Rr. Frederike Shiroka, Pallati i ri, Shkalla B Kati II , Tiranë, Njesia adm nr.2 Rr.Murat Toptani ,perballe Kinema Milenium godina nr.3 Pedonale, Njesia adm nr. 7, Rr Frederik Shiroka, Ndertesa 6, Hyrja 10 Ap. 6, TiraneNjesia adm nr 10 ,Rr. Islam Alla, Pall. IVEA 3/5 ,Tirane, Njesia adm nr.2 Rr. Derhemi, Pallati nr 3, Shkalla nr 1, Ap nr 1, Tirane, Lagjia Bahçallek, Rr. Nacionale Shkoder-Tirane, nr pasurie 17/910 zona kadastrale 8591, Shkoder, për marrjen me koncesion/PPP te objektit “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës “Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e katër objekteve arsimore në Zonën Tirana 4” është pranuar.
Afati i negocimit te Kontrates tuaj do te jete 2 (dy) muaj. Ofertuesi Bashkimi i Operatorëve Ekonomik J.V “Alba Konstruksion” shpk & “FUSHA”shpk &“Ed Konstruksion”shpk & “A&E Engineering” shpk & Son Engineering and Construction” shpk & “Erzeni” shpk kërkohet t’i paraqesë Autoriteti kontraktues; Bashkia Tiranë dokumentet e meposhtme:
Kopjen e vënies në dijeni për Formularin e Kushteve te Pergjithshme dhe te Vecanta te Kontratës Koncesionare\Partneritetit publik Privat, të nënshkruar.
Sigurimin e Kontrates sipas formes se kerkuar ne Dokumentat Standarte te Procedures Konkurruese. Sigurimi duhet te paraqitet jo me vone se ne momentin e nenshkrimit te Kontrates nga te dy palet.
- Dokument bankar qe verteton pagesen e kryer per shpenzimet e publikimit dhe shpenzimet e konsulences se specializuar.