Vendosni fjalën kyçe....

Roma i ‘hedh grepat’ Xhakës, mesfushori:  Ndihem krenar, Murinjo di si të fitojë


Roma ka shprehur interesin për të afruar në radhët e saj mesfushorin shqiptar që luan me kombëtaren e Zvicrës dhe Arsenalin, Granit Xhaka.

Me ardhjen e trajnerit të ri, Murinjo, klubi verdhekuq ka nisur merkaton dhe Xhaka është një nga emrat që duket se janë në radarin e portugezit.

Vetë Xhaka ka thënë se është krenar për interesimin e Romës duke shtuar se e vlerëson trajneri Murinjo për atë që ka bërë gjatë karrierës.

“Interesimi i Romës më bën krenar. Të gjithë e njohin trajneri Murinjo dhe e dinë se çfarë ka qenë në gjendje që të bëjë gjatë karrierës së tij. Ai di si të fitoj. Kam edhe dy vite kontratë me Arsenalin dhe ata e dinë se çfarë jam në gjendje të jap ende.” – tha Xhaka për Blick.ch.

Xhaka vlerësohet nga klubi londinez me 25 milionë euro e mbetet për t’u parë nëse Roma do e çojë deri në fund ‘fiksimin’ për mesfushorin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *