Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet për atentatin e Durrësit, sulmon prokurorë e gjykatës


Në dy postime të njëpasnjëshme në Twitter, kryeministri Rama ka folur lidhur me atentatin e ndodhur te Mbikalimi i Shkozetit, ku mbetën të plagosur 3 persona ndër të cilët edhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji.

Rama shkruan se do u nxjerrë ujë të zi foleve të krimit të organizuar ndërsa nuk harron të sulmojë prokurorët e gjykatësit që i ka emërtuar KÇK (Kap ç’të kapësh).

Ai nuk harron të falenderojë policinë për zbardhjen  e ngjarjes kriminale dhe thekson se brenda muajit do miratohet një ligj special kundër personave të dënuar e hetuar brenda e jashtë vendit.

‘Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda…

dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu.’ – shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *