Vendosni fjalën kyçe....

Autoritet turke arrestojnë motrën e Al-Baghdadid, detyra që mbante


Turqia ka arrestuar të motrën e udhëheqësit të vrarë të organizatës Shteti Islamik Abu Bakr Al-Baghdadi në Sirinë veriperëndimore.

Reuters dhe Associated Press citonin një zyrtar të lartë, sipas të cilit 65-vjeçarja Rasmiya Aëad u gjet gjatë një bastisjeje më 4 nëntor pranë qytetit Azaz, të kontrolluar nga Turqia në provincën Alepo.

Sipas zyrtarit, Aëad u gjet në një banesë-rimorkio ku jetonte me të shoqin, gruan e djalit dhe pesë fëmijë.

Zyrtari turk tha se Aëad mund të jetë një “minierë informacioni” për autoritetet e zbulimit.

Pas vdekjes së al-Baghdadit muajin e kaluar, një person i quajtur Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurejshi u emërua udhëheqësi i ri i grupit ekstremist.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *