Vendosni fjalën kyçe....

Del ekspertiza për vdekjen e 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani, u helmuan nga kërpudhat


 

Del ekspertiza për vdekjen e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që humbën jetë pak ditë më parë njëri-pas tjetrit.

Sipas “Balkanweb”, nga këqyrja e trupit të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore në Tiranë bëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.

Mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se helmimi është shkaktuar nga kërpudhat.

Ndërkohë po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpinë e familjes Haliti në Gjirin e Lalëzit.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe iu drejtuan qendrës Shëndetësore të Manzës për të marrë ndihmën mjekësore. Pas një serumi ata u kthyen në shtëpi, por për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua, u dërguan me urgjencë me ambulancë në QSUT.

Mjekët thanë se gjendja e tyre paraqitej shumë e rënduar në momentin kur mbërritën në spital dhe se asnjëri nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe ditën tjetër ai. Ditën e tretë ndërroi jetë edhe gruaja Ferzinaze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *