Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, si ra policia në gjurmët e Redjan Rrajës


Redjan Rraja, është i arrestuari i parë për atentatin ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoji, miku i tij Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku.

34-vjeçari Redjan Rraja nuk është emër i panjohur për median dhe policinë. Ai është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u arrestuar ndërsa ishte duke u larguar nga Shqipëria.

Në momentin e arrestimit, i janë sekuestruar edhe dy aparate celulare të cilët nuk janë zhbllokuar ende, por cilësohen si prova krye për hetimin. 

Policia dhe prokurori kanë kërkuar arrestimin për shkak se kanë gjetur gjurmët e ADN-së së tij, në makinën që u gjet e braktisur në zonën e Shkafanës ditën kur ndodhi atentati.

Dyshohet se në njërën prej maskave është gjetur përshtyma e tij, e cila përputhet plotësisht me atë që ndodhet në arkivin e Policisë, pas rindërtimit të profilit gjenetik. Por Rraja e ka mohuar përfshirjen e tij në atentatin e 1 nëntorit apo të ketë dijeni për të.

Redjan Rraja dyshohet se ishte i përfshirë në atentat dhe se nuk vepronte për interesa të tij personale por për llogari të grupeve kriminale në zonën e Durrësit.

Kujtojmë se emri i Redjan Rrajës, me profesion mjek, është bërë i njohur për mediat, pas akuzave se kishte prishur provat në vrasjen e Enton Çiços, i cili u qëllua për vdekje me dy plumba më 1 Maj të 2016-ës, rreth orës 22:20.

Edhe pse akuzohej për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij, Rraja u dënua nga Gjykata e Tiranës vetëm me 8 muaj burg.

Emri i Redjan Rrajas, u përmend sërish më vonë, për shkak të dëshmisë së Xhisiela Malokut, e cila e akuzonte djalin e deputetit, Rexhep Rraja se e kishte dhunuar. Përpara se të tërhiqte akuzat kundër të dashurit Rexhep Rraja, Maloku shprehej se kushëriri i tij Redjani e kishte nxjerrë me forcë nga komisariati.

Oficeri Emiljano Nuhu e përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku. Prokuroria e hetoi për rreth 10 muaj këtë çështje për kërcënimin e oficerit të policisë, por e pushoi çështjen pasi nuk kishte prova./Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *