Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca gjyqësore për vendimin e Këshillit Kombëtar të PD-së


Seanca e planifikuar për ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është shtyrë për datën 3 nëntor në orën 09:00.

Në sallën e gjyqi, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Bashës, Indrit Sefa kërkoi dokumentacionin e paraqitur në këtë gjykim nga pala e legjitimuar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Gazment Bardhit, Marash Logu tha se Këshilli Kombëtar ka kërkuar të mos legjitimohet në krye të PD, Lulzim Basha.

“Ligjshmëria dhe kushtetushmëria e këtij gjykimi cenon një tjetër gjykim dhe një tjetër padi në gjykatë, e bërë nga Këshilli Kombëtar i PD, i bërë në korrik, 2023, afërsisht dy muaj përpara se pala kërkuese të kërkonte regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Këshilli Kombëtar ka kërkuar të mos legjitimohet në krye të PD, Lulzim Basha. Në këto kushte, duke qenë përballë një kërkese për të cilën është ngritur padi, atëherë do jemi përballë dy gjykimeve që përplasin njëra tjetrën”, tha ai.

Ndërkohë që në Gjykatën e Tiranës zhvillohet seanca, në Gjykatën e Lartë ndodhet për shqyrtim rekursi i grupimit të Sali Berishës për vendimin e 3 marsit të Gjykatës së Apelit. Procesi gjyqësor u shty për më datë 3 nëntor.