Vendosni fjalën kyçe....

Policia Britanike: Të gjithë njerëzit e gjetur të vdekur në kamion janë vietnamezë, jo kinezë


Të 39 personat e gjetur të vdekur në një kamion frigoriferik ishin vietnamezë, ka thënë policia në Essex.

Viktimat u gjetën në një kamion në një pronë industriale javën e kaluar dhe fillimisht u mendua se ishin kinezë.

Por policia e Essex tani thotë që është në “kontakt të drejtpërdrejtë me një numër të familjeve në Vietnam dhe në Mretërinë e Bashkuar” si dhe me qeverinë Vietnameze.

Një numër i familjeve vietnameze kanë dalë më parë nga frika se të dashurit e tyre janë midis të vdekurve.

Një nga viktimat mendohet se është Pham Thi Tra My, 26 vjeçare, e cila i dërgoi familjes së saj një mesazh të martën në mbrëmje duke thënë se udhëtimi i saj në tokë të huaj kishte “dështuar”.

Ende po kryhen ekzaminimet për të vërtetuar shkakun e vdekjes të 31 burrave dhe 8 grave. Ndihmësi i Shefit të Përhershëm, Tim Smith tha: “Në këtë kohë, ne besojmë se viktimat janë shtetas Vietnamezë dhe ne jemi në kontakt me Qeverinë Vietnameze”.

Ai tha se policia nuk ishte në gjendje të identifikonte ndonjë prej viktimave.

Ambasada Vietnameze në Londër tha se ishte “shumë e trishtuar” dhe i dërgoi “ngushëllimet e saj të përzemërta” familjeve të viktimave.

Babai i 30-vjeçarit Le Van Ha, i cili vjen nga një pjesë bujqësore e Vietnamit, i tha BBC-së se ishte i bindur se djali i tij ishte ndër të vdekurit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *