Vendosni fjalën kyçe....

Trump deklasifikon emrin e qenit “hero” që ndihmoi në vrasjen e Al-Baghdadi


Qeni hero që ndihmoi në operacionin për vrasjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, quhet Conan. Presidenti amerikan Donald Trump, e deklasifikoi emrin e qenit ushtarak dhe tha se ai është drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se Conan do të “largohet nga Lindja e Mesme për në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme!” Fotografia e Conan, është modifikuar duke shtuar presidentin Trump që i jep një medalje.

Sipas “Newsweek”, qenit i është vënë emri pas komedianit dhe prezantuesit, Conan O’Brien.

Trump e quajti atë një “rekreacion shumë të bukur”, por shtoi se versioni “live” i Conan do të vizitojë së shpejti Uashingtonin.

Emri i qenit nuk ishte zbuluar më parë, pasi ishte informacion i klasifikuar, për shkak të natyrës së bastisjes që vrau Baghdadin të shtunën.

Conan u lëndua gjatë misionit pasi u ekspozua ndaj telave elektrike ndërsa ndiqte Baghdadin përmes një tuneli nën një kompleks në Sirinë veriperëndimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *