Pas propozimit të kreut të PD-së, Basha, për hapjen 100% të listave, ka ardhur reagimi i kryetares së LSI-së, Kryemadhi.
Ajo mban të njëjtin qëndrim me kreun e PD-së duke thënë se askush, duke përfshirë krerët e partive nuk duhet t’i fshihen gjykimit të populli.
“PO listave të hapura 100%.
Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve.”, shkruan Kryemadhi në Facebook.