Vendosni fjalën kyçe....

Iu nxorri gishtin e mesit protestuesve të Unazës, Basha injoron ambasadorin Borchardt në sy të zyrtarëve të OSBE-së (VIDEO)


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka injoruar ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt. Ky i fundit ishte dje në selinë blu si pjesë e delegacionit të sekretarit të përgjithshëm të misionit, Thomas Greminger, i cili zhvilloi një bisedë 30 minutëshe me drejtuesit e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore.

Kur takimi përfundoi dhe kryedemokrati Basha i përcolli dhe shtrëngoi duart me të gjithë, nuk pati të njëjtin qëndrim me Borchardt. Ky i fundit shihet duke pritur të shtrëngonte edhe ai duart me Bashën, por kreu i opozitës i kthen shpinën dhe e injoron totalisht.

Kujtojmë se kryedemokrati e ka cilësuar të papranueshëm gjestin e ambasadorit Borchardt ndaj protestuesve të zonës së Unazës së Re, të cilëve ai u ngriti gishtin e mesit para më shumë se një jave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *