Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i befasishëm i RENEA-s në Dobraç dhe Fushë Kuqe, arrestohen dy të kërkuar nga SPAK



Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar sot një operacion të befasishëm në zonën e Dobraçit dhe Fushë Kuqes, konfirmon BalkanWeb.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë aksionit në Fushë Kuqe janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për llogari të SPAK, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Gjatë kontrolleve, RENEA dhe forcat e rendit kanë sekuestruar armë zjarri, ndërsa operacioni vijon të konsiderohet ende në zhvillim.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.