Vendosni fjalën kyçe....

Banorët në Radhimë përplasen me IKMT-në dhe policinë: Po na grabisin pronat (VIDEO)


Përplasen banorët me punonjësit e IKMT-së në Radhimë, ku po ndërhyhet për shembjen e disa banesave.

Protesta nisi paqësore, por u përshkallëzua deri në përplasje mes protestuesve, IKMT-së e policisë. Madje ka patur banorë të cilët kanë përdorur edhe gurë.

Banorët kërkuan të njihen me projektin dhe të kishte një dëgjesë publike.

 “Po grabitet prona. Nuk jemi njohur me projektin. Një pjesë e godinave janë në proces legalizimi. Pa parti, në mbrojtje të krahinës”, thanë ata.

Banorët pretendojnë se shembja e banesave të tyre po bëhet në mënyrë të paligjshme.  Ata sprehen se ndonëse disa prej objekteve janë shembur, asnjë përfaqësues nga Bashkia apo Prefektura nuk i ka takuar për t’iu prezantuar planin. 

IKMT-ja ka nisur fushatën e   shembjes së objekteve përgjatë bregdetit Radhimë- Orikum në kuadër të projektit ‘’Lungomare 2’’, e cila do të zgjasë shëtitoren e Lungomares në Vlorë përgjatë bregdetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *