Vendosni fjalën kyçe....

Basha hedh propozimin me Sekretarin e BE-së: Dy palë zgjedhje në një ditë


Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se i kanë diskutuar për Reformën Zgjedhore dhe për tre fushat ku OSBE mund të ndihmojë në këtë proces.

Basha theksoi që zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të parakohshme dhe në të njëjtën ditë me ato vendore.

Ai akuzoi palën tjetër se ka dëshmuar mungesë vullneti politik për të miratuar reformën zgjedhore.

“Siç mund ta imagjinoni, me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së tema kryesore ka qenë tema e zgjedhjeve. Opozita është e vendosur që të japë kontributin e saj për një Reformë të vërtetë Zgjedhore që të garantojë lirinë e votës.

Vullnet politik për të miratuar këtë reformë e më e rëndësishmja për ta zbatuar, ndaj opozita aleatët kanë vënë në dispozicion të kësaj reforme gjithë ekspertizën tonë që është më e mira në vend. Duhet vullnet politik që deri më sot mungon nga pala tjetet që është pala e kapur në shkatërrimin e 3 palë zgjedhjeve.

Për këtë fola edhe me sekretarin e përgjithshem të OSBE për ndihmën që OSBE mund të japë në këtë drejtim në veçanti në 3 fusha kryesore: në rolin që ka OSBE për t’i kujtuar vendeve anëtarë për standardet dhe kushtet që duhet të përmbushin për demokracinë dhe shtetin ligjor, ofrimin e ekspertëve të OSBE, rolin që OSBE mund të luajë për të ndihmuar në dialogun politik kaq shumë të nevojshëm e të kërkuar nga BE për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Rruga për opozitën është e qartë e njëjta rrugë që kërkohet edhe nga kushtet e Bundestagut: Miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore ku vota e shqiptarëve është e garantuar dhe vullneti i shqiptarëve nuk tjetërsohet nga grupet kriminale dhe një qeveri e paaftë dhe pa vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme siç është qeveria dhe kryeministri aktual”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se dialogu me maxhorancën i ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët do të bëhet vetëm jashtë Parlamentit.

 “Dialogu do jetë jashtëparlamentar sepse brenda atij Parlamenti do ishte monolog. Parlamenti është ilegjitim” – theksoi Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *