Vendosni fjalën kyçe....

Negociatat – Rama konferencë urgjente me ministrin Cakaj


Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë me gazetarët sot në orën 17:00., lidhur me negociatat.

Ai do të jetë i shoqëruar nga ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

“Në orën 17.00 në Kryeministri – konferencë për shtyp me gazetarët e Kryeministrit Rama dhe ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Cakaj”, njofton Kryeministria.

Mediat nga shtetet fqinje, Italia e Greqia kanë raportuar gjatë gjithë kohës me interes se çfarë po ndodh me bisedimet e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel. Mirëpo raportimet nuk janë shumë pozitive, as për Shqipërinë e as për Maqedoninë e Veriut.

Në Bruksel, janë 25 vende nga 28 që mbështesin hapjen e negociatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por për t’u hapur negociatat duhet unanimitet. Më herët media italiane Ansa”,  duke iu referuar burimeve diplomatike nga Brukseli, shkruan se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *