Vendosni fjalën kyçe....

Zhukja misterioze prej 17 ditësh e dy personave, gjendet makina që dyshohet se u përdor për rrëmbimin


Disa persona janë shoqëruar në Sarandë lidhur me zhduken misterioze prej rreth dy javësh të dy personave. Bëhet fjalë për 46-vjeçarëve Leonard Theodhori e Fatmir Sulovari.

Disa persona janë shoqëruar nga policia ndërsa gjatë operacionit të policisë është gjetur në një magazinë në fshatin Nivicë një mjet ‘Mercedes-Benz’ që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy të zhdukurve.

Po kështu po verifikohen edhe 7 mjete të tjera. Nga këqyrja e pamjeve filmike, njëri nga të zhdukurit, Fatmir Sulovari pikaset në mjetin ‘Mercedes-Benz’ në vendin e pasagjerit, çka sipas policisë mund të jetë e dhënë se ai i njihte rrëmbyesit.

Ndërkohë mjeti në fjalë rezulton me targa greke, të vjedhura në Lezhë.