Vendosni fjalën kyçe....

Angela Merkel e konfirmon: Nuk ramë dakord për hapjen e negociatave


Kancelarja gjermane Angela Merkel në këto momente po jep një konferencë shtypi nga Brukseli, lidhur me zhvillimet e fundit në BE. Merkel konfirmoi lajmin e hidhur për shqiptarët, se liderët e BE-së nuk kanë rënë dakord lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“I është kthyer shpina Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatave. Ne e kemi diskutuar këtë, problemi është se si do të jetë efekti, nëse hapen negociatat. Patjetër, që do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë, ashtu edhe ai i Shqipërisë. Unë e mbështes në një pikë presidentit Macron, sa i përket procesit të zgjerimit, që duhet reformuar.

Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë. Gjermania dëshiron që të hapen negociatat. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, sa i përket hapjes së negociatave, ndryshimi i emrit, ka qenë një progres i madh në këtë vend, por edhe Shqipëria ka bërë progres. Vazhdoj të mendoj se Shqipëria ka bërë shumë, por nuk na ka bërë ende sa të marrim një vendim unanim. Ka pas ndasi sa i përket një vendimi të përbashkët.

Ata duhet të përballen me disa kushte që në kemi vendosur. Në Shqipëri vijon të ketë problem përfshi këtu edhe emigrimin. Megjithatë Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket emigracionit. Kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë ato, dhe do i kthejmë shpinën. Janë disa faza sa i përket anëtarësimit. Dua vërtet të bëhen anëtare të BE. Nuk kemi bërë një votim, në rastin e Shqipërisë pati disa vende kundër”, tha Merkel.

Në Bruksel, janë 25 vende nga 28 që mbështesin hapjen e negociatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por për t’u hapur negociatat duhet unanimitet. Më herët media italiane Ansa”,  duke iu referuar burimeve diplomatike nga Brukseli, shkruan se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, pritet të dalin në një konferencë me gazetarët rreth orës 17:00./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *