Vendosni fjalën kyçe....

Numërimi drejt fundit, Emiriana Sako shpall fitoren në Durrës: Faleminderit për besimin


Ndërsa pritet të përfundojë numërimi nga momenti në moment, kandidatja e PS-së Emiriana Sako ka shpallur fitoren në bashkinë e Durrësit.

Ajo falenderon qytetarët durrsakë për mbështetjen ndërsa shprehet se bashkë me fitoren vjen një përgjegjësi e madhe.

“Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit. Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.”– shkruan Sako.

Në Durrës mbeten edhe 2 kuti për t’u numëruar dhe Sako, duket se ka siguruar fitoren me 58.46 % të votave gjithsej, ose me 39 090 vota..

Ndërsa kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka renditet i dyti me 19 844 vota, ose 29.68 % të votave. Në fund vjen kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti me 7 928 ose rreth 11.86% të votavr. 

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Partia Demokratike ka një rënie me gati 29%.