Vendosni fjalën kyçe....

Kompania amerikane do shtojë prodhimin e sistemit raketor të kërkuar në Ukrainë  – Politico


Kompania amerikane Lockheed Martin do rrisë prodhimin e raketave M142 HIMARS, pasi SHBA-ja premtoi të dërgojë më shumë armë në Ukrainë në mes të konfliktit me Rusinë, raportoi Politico të martën, duke cituar bisedën e CEO-s Jim Taiclet me investitorët.

Sipas raportit, Taiclet tha se kompania ka në plan të rrisë prodhimin nga 60 në vit në 96. Masa vjen pasi Ukraina, Polonia dhe Estonia porositën dhjetëra sisteme të tilla raketore, tha Politico.

Taiclet shtoi se Lockheed Martin po konsideron gjithashtu zgjerimin e fabrikës së saj në Camden, Arkansas.

“Ne po stërvisim fuqinë tonë punëtore në një sërë linjash prodhimi teksa kërkesa për HIMARS ose MLRS po rritet.” – tha ai.

HIMARS është ndër armët më të përparuara që SHBA i ka furnizuar Ukrainës deri më sot. Sistemi lejon kryerjen e goditjeve me precizion të lartë në objektiva të tilla si ura dhe depo municionesh prapa linjave të armikut.

Uashingtoni deri më tani ka dorëzuar 20 sisteme në Kiev, vuri në dukje Politico. SHBA tha këtë muaj se katër sisteme të reja HIMARS janë pjesë e paketës së fundit të ndihmës ushtarake prej 625 milionë dollarësh.

Mikhail Podoliak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, tha në gusht se një dërgesë prej 50 HIMARS ‘do ndryshonte plotësisht rrjedhën e kësaj lufte’.