Vendosni fjalën kyçe....

Shpallen fituesit e maratonës së Tiranës, mbizotërojnë sportistët nga Kenia, Luiza Gega thyen tjetër rekord


Maratona e katërt e Tiranës ka përfunduar dhe janë shpallur edhe fituesit për garën 21 km ku kanë triumfuar sportistët kenianë, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar.

Luiza Gega nga ana tjetër është shpallur fituese nga femrat, ne kategorinë Tirana 10K me kohën 00:33:42, duke thyer kështu sërish rekordin kombëtar.

Ndërkohë që në garën Tirana 10K fitues për meshkuj doli Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo me kohën 00:29:57, nga Kenia.

Fitues i garës së Gjysmë Maratonës për meshkuj doli sportisti nga Kenia Laban Cheruiyot, i cili e realizoi për kohën 01:06:44, ndërsa për femra fituese doli një tjetër sportiste nga Kenia, Christine Moraa Oigo, e cila e realizoi për kohën 01:20:32.
Siaps të dhënave të bashkisë, në këtë maratonë garuan mbi 2500 sportistë amatorë dhe profesionistë nga 42 shtete të ndryshme.

Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km) për meshkuj

  1. Laban Cheruiyot Kenya 01:06:44.323
    2. Evans Kipngetich Tanui Kenya 01:06:47.584
    3. Moses Kipruto Kibire Kenya 01:10:32.679

Fituesit e Half Marathon 21, 0975 Km) për femra

  1. Christine Moraa Oigo Kenya 01:20:32.936
    2. Gladys Jepkurui Biwott Kenya 01:24:53.098
    3. Anna Pedrazzini Albania 01:30:28.526

Fituesit e Tirana 10k për meshkuj

  1. Hillary Kiptum Maiyo Kimaiyo Kenya 00:29:57.276
  2. David Nikolli Italy 00:30:06.888
    3. Ndiwa Kipkurui Sakon Kenya 00:30:11.966

Fituesit e Tirana 10k për femra

  1. Luiza Gega Albania 00:33:42.203
    2. Cveta Trajce Albania 00:36:43.047
    3. Relaksa Dauti Albania 00:38:48.040

Fituesit e Kategorisë We Too

  1. Dovlet Gjangolli Albania 00:08:15.090
    2. Erblin Karaj Albania 00:08:42.289
    3. Saimir Ustabeqiri Albania 00:08:51.109

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *