Vendosni fjalën kyçe....

Volvo do tërheqë nga tregu 736 mijë makina pas probleme në sistemin e frenimit


Prodhuesi suedez Volvo ka tërhequr 736,000 makina për të zgjidhur një problem me sistemin e tyre të frenimit emergjent.

Volvo tha se “sistemi mbështetës automatik i frenave emergjente është konstatuar se nuk funksionon siç duhet në kushte të caktuara” pas një instalimi të softuerit në janar 2019.

Firma theksoi se “nuk ka raporte për incidente apo aksidente në lidhje me çështjen”, e cila prek nëntë modele të ndërtuara midis janarit 2019 dhe mars 2020 – S60, V60, V60CC, S90, V90 dhe V90CC, si dhe mjetet sportive seritë XC40, XC60 dhe XC90, tha për AFP zëdhënësi Stefan Elfstrom. 

Volvo, i cili është në pronësi të grupit kinez Geely, tha se “sistemi i mbështetjes së frenimit mund të mos funksionojë ashtu siç synohet në situata të caktuara. Kjo do të thotë që sistemi mbështetës AEB mund të mos frenojë automatikisht makinën siç ishte menduar.

“Sidoqoftë, sistemi i rregullt i frenave në këto makina nuk ndikohet, që do të thotë se makinat janë të sigurta për t’u përdorur.”

Kompania tha se klientët e prekur do të merrnin një letër duke u kërkuar atyre të kontaktonin një shitës me pakicë të Volvo për të rregulluar makinat e tyre falas. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *