Vendosni fjalën kyçe....

I zbulon adresën e shtëpisë nga reflektimi i syve, tifozi sulmon këngëtaren në Japoni


Idhulli i popit japonez, Ena Matsuoka, u sulmua jashtë shtëpisë së saj nga një tifoz i fiksuar, i cili ishte në gjendje të kuptonte se ku jetonte ajo, duke zmadhuar reflektimin e saj në një foto dhe duke përputhur peizazhin në ‘Google Maps’.

Matsuoka, anëtares së grupit pop ‘Tenshitsukinukeniyomi’, iu zu pritë nga një tifoz obsesiv, i cili gjeti adresën e shtëpisë së këngëtares në Tokio, duke përdorur fotot selfie që kishte ngarkuar ajo në mediat sociale.

Hibiki Sato, një 26-vjeçar i papunë, priti që këngëtarja të kthehej në shtëpi në një stacion autobusi aty pranë dhe u zvarrit pas saj duke e sulmuar dhe duke e keqtrajtuar atë, sipas mediave lokale.

Sato rrëfeu për krimin kur u arrestua përfundimisht më 17 shtator, 16 ditë pas sulmit. Duke pranuar se ai ishte një tifoz obsesiv, ai shpjegoi se si e kishte gjurmuar duke përdorur fotografinë.

Ai madje kuptoi se cili apartament ishte i saj duke analizuar drejtimin e dritës dhe llojin e perdeve në foto, tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *