Vendosni fjalën kyçe....

Gomonet me drogë, 3 vlonjatët lirohen për 30 mijë euro


Lirohen 3 shqiptarët e arrestuar në Greqi në një gomone pranë kufirit me Turqinë. Mediat greke bëjnë me dije se 3 shqiptarët, Aleksander Brozi, 25-vjec, Hajri Shehaj 42-vjec dhe Renato Dalipaj 42-vjec, të tre nga Vlora, kanë lënë qelinë pasi nuk është bërë i mundur dokumentimi i lidhjes së tyre me 1 ton drogë të kapur në një shpellë në Piperos.

Lënda narkotike dyshohet se vinte në rrugë detare nga Shqipëria dhe kishte destinacion Turqinë.

Vendimi u mor dje nga Prokurori i Volos. Në burg mbeti Gjergji Xhezo 35-vjec, ai është personi që rrëfeu dhe vendin ku ishte fshehur droga.

Tre shqiptarët e liruar, kanë marrë detyrim paraqitje 3 herë në muaj dhe kanë lënë garanci pasurore 10 mijë euro.

Avokati Dimitri Kontula u shpreh se klientët e tyre nuk pranuan të kenë lidhje me grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ngjarjen e 25 shtatorit.

Sipas tyre gomonia me të cilën po lundronin nuk ishte paraprirëse e gomonës së dytë ku u kap 35-vjeçari shqiptar që tregoi se ku ishte fshehur droga.

Kontula tha se dy gomonet nuk kishin itenerar të njëjtë dhe nuk kishte ngjashmëri kohore dhe tokësore të veprimtarise se tyre, pasi njëri u kap në Agistri, tjetri në Psara dhe droga në Piperi. 

 Vetë të dyshuarit u shprehen se po transportonin 700 litra benzine nga Agia Marina Koropi në ishullin Psara. Kjo sasi u gjet nga policia në gomonen e tyre.

Gjergj Xhezo nga ana tjetër nuk ka pranuar se i njeh tre bashkëkombasit e tij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *