Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i dy gomoneve me drogë në Greqi, në kërkim skafisti i pestë shqiptar


Një ditë pas bllokimit të gomones së dytë me skafist shqiptarë dhe sekuestrimit të 1 ton kanabis sativa, mediat greke shkruajnë se policia është vënë në kërkim të një personi tjetër, duke e çuar në pesë numrin e të dyshuarve.

Gazeta greke Kathimerini shkruan se skafisti i dytë është larguar nga gomonia e dytë, në të cilën u arrit të kapej vetëm një person, i cili po largohej me not.

“I dyshuari është një shtetas shqiptar dhe një çështje u ngrit kundër tij nga Drejtoria helene kundër Drogës dje, e cila kishte filluar edhe një hetim. Një person i dytë që ishte në bordin e skafit kërkohetpasi i ka shpëtuar arrestimit.”, shkruan gazeta.

Gomonia me një ton hashash u gjet dje në një shpellë shkëmbore pranë Alonissos. Kjo është gomonia e dytë, që pas rastit të javës së kaluar pranë Lesvos.

Operacioni është vijim i ndjekjes së gomones që u diktua në kufi me ujërat e Turqisë të mërkurën në mbrëmje. Pas një ndjekjeje të gjatë, ku u desh dhe ndërhyrja e snajperistëve për bllokimin e mjetit lundrues, të shtënat e tyre bënë që gomonia të humbiste shpejtësinë. Në bordin e saj u arrestuan tre skafistë shqiptarë, por nuk u gjet prani droge. Ndërsa katër ditë pas kësaj, Policia greke bllokoi një gomone të dytë dhe arrestoi një tjetër skafist po shqiptar.

Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me një grup kriminal shqiptaro-italian që trafikon hashash në Turqi dhe e këmben atë me heroinë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *