Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Ndalimi i lëvizjes së këmbësorëve, masë pa bazë shkencore, shmangni materialet që parashikojnë skenarë të zymtë


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili nëpërmjet një video në rrjetet sociale i ka quajtur masat e ndërmarra nga qeveria për ndalimin e lëvizjes edhe të këmëbësorëve si masë pa bazë shkencore dhe fiktive.

Sipas Vasilit një masë e tillë është demonstrim i frikërave dhe fizike të atyre që i ndërmarrin.

Sot na është imponuar një shtetrrethim pandemik që filloi në orën 18:00. Sigurisht që është një masë pa asnjë bazë shkencore dhe pa ndonjë kuptim të veçantë përveçse një masë fiktive.

Kujdes Po, kujdesi duhet të jetë gjatë gjithë ditës, pa asnjë dallim të 24 orët janë të rëndësishme për sa i takon kufizimit të lëvizjeve dhe kufizimit të pandemisë.

Kujdeset maksimale janë të rëndësishme ndërsa masa të tilla që kanë më tepër demonstrim të frikrave edhe fizike të atyre që i ndërmarrin nuk kanë asnjë kuptim tjetër”-deklaron nënkryetari i LSI-së.

Më tej, Vasili ka dhënë edhe disa këshilla, ku ka kërkuar shmangien e materialeve në internet të cilat përveçse parashikojnë skenarë të zymtë janë edhe jo-shkencorë.

Mos konsumoni në mënyrë të veçantë materiale pa fund në internet të cilat po shkruhen pafundësisht duke krijuar skenarë nga më të zymtët. Sot kemi disa faqe të mëdha, pandemia u dominua në Kore, u dominua në Kinë.

Kjo pandemi është studiuar në themele dhe sigurisht edhe kontinenti evropian nuk do veprojë ndryshe.

Zgjidhja është sa më pak materiale të cilat nuk janë të tilla që mund të pranohen dhe që jo gjithmonë shkojnë pro-shkencës.

Masat e thjeshta, larja dhe dezinfektimi i duarve apo edhe kufizimi i lëvizjeve së bashku me punën e mjekëve do bëjnë që të shpëtojmë nga kjo pandemi”-tha Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *