Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i OBSH-së: Koronavirusi mund të mos largohet kurrë


Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) pa paralajmëruar se koronavirusi mund të mos largohet kurrë.

Gjatë një konference për mediat ditën e mërkurë, drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr.Mike Ryan tha se edhe nëse gjendet një vaksinë, do të duhet një “përpjekje masive” për të vënë virusin nën kontroll.

Pothuajse 300,000 njerëz në të gjithë botën raportohet të kenë vdekur nga koronavirusi, dhe më shumë se 4.3 milion raste janë infektuar. Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëroi se pandemia ishte duke shkaktuar shqetësime të përhapura dhe në shëndetin mendor, veçanërisht në vendet ku ka mungesë investimesh në kujdesin shëndetësor mendor.

Çfarë thotë OBSH?

“Është e rëndësishme ta vendosni këtë në tryezë: ky virus mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona, dhe ky virus mund të mos zhduket kurrë”– i tha Dr.Ryan në konferencën virtuale për shtyp nga Gjeneva, citon BBC.

“HIV nuk ka ikur – por ne jemi përshtatur me virusin”.

Dr.Ryan tha se ai nuk beson se “dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje”.

Aktualisht ka më shumë se 100 vaksina të mundshme në zhvillim, por Dr.Ryan vuri në dukje se ka sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, që ende nuk janë eleminuar, pavarësisht se ka vaksina për to.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se është ende e mundur për të kontrolluar virusin, me shumë përpjekje.

“Trajektoria është në duart tona, dhe është biznesi i gjithkujt, dhe ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të ndaluar këtë pandemi”– tha ai.

Vërejtjet e tyre vijnë pasi disa vende filluan të lehtësojnë gradualisht masat e bllokimit, dhe udhëheqësit po konsiderojnë çështjen se si dhe kur do të rihapin ekonomitë e tyre.

Dr.Tedros paralajmëroi se nuk kishte asnjë mënyrë të garantuar për të lehtësuar kufizimet, pa shkaktuar një valë të dytë të infeksioneve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *