Vendosni fjalën kyçe....

“Draft-statuti i Ramës përmban elemente që përmbajnë autonomi për serbët” – Konjufca


Kreu i Parlamentit të Kosovës është prononcuar për mediat pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Konjufca theksoi se raportet e Ramës me Kurtin janë lënduar.

Ai ka kërkuar nga Shqipëria që Kosovën mos ta shohin si fajtore në Veri.

“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj”, ka thënë  ndër tjerash Konjufca.

“Rama ishte i shqetësuar sa i përket presionit ndërkombëtar, por mua ma la përshtypjen se ai po e përjeton presionin më shumë se ne. Ne nuk kemi probleme shtetërore me Shqipërinë. Problemi ka ardhur nga ana e Shqipërisë, ata pa kurrfarë arsye madhore e anuloi një mbledhje të shumëpritur, mbledhjen e dy qeverive. Nuk mendoj që është hakmarrje”, tha kryeparlamentari.

Konjufca tha më tej se draft-statuti i Ramës për Asociacionin përmban elemente që çojnë në autonomi për serbët.

Por Konjufca thotë se Rama pretnedon se ai draft-staus është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por mua më janë dukur se elemente të caktuara të propozuara nga Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës dhe kjo është në kundërshtim të interesit të kombit shqiptar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.

Ai ka thënë po ashtu se ideja e shkëmbimit territorial e ka dëmtuar Kosovën